PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Qeveria të rishikojë votën në OKB

schedule14:42 - 29 Janar, 2018

schedule 14:42 - 29 Janar, 2018

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend kërkesën e mocionit me debat në lidhje me votën pro të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara “Për statusin e Jeruzalemit”. Sipas njoftimit për media të selisë blu, Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një akt flagrant në kundershtim me interesat kombëtare. Sipas demokratëve qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmarrës. Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qëndrim jo miratues ndaj kësaj rezolute./abcnews.al