PD denoncon pezullimin e shërbimeve mjekësore në Kurbin: Ky është modeli i menaxhimit të qeverisë

schedule11:07 - 16 Janar, 2021

schedule 11:07 - 16 Janar, 2021

Partia Demokratike ka denoncuar sot pezullimin e shërbimit mjekësor në Kurbin.

Ish Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar një email nga spitali i Kurbinit ku thuhet se në këtë qytet do të ndeërpriten shërbimet shëndetësore për 75 mijë banorët e këtij qyteti.

Spahia ndër të tjera në postimin e tij thekson se ky një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!

Ja si kjo qeveri i le qytetaret pa sherbim shendetesor!

Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!

Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!

Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se cfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve.

Eshtë një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!

Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit!

Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen”, shkruan Spahia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!