Partia Demokratike ka denoncuar mbylljen e shkollave si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Boçi është shprehur për mediat se kjo vepër është një krim korruptiv që po përpiqet të fshihet, kjo shkollë është rikonstruktuar para një viti më një bujë të madhe.
Denoncimi u bë nga shkolla “Samir Frashëri” nga përfaqësuesi e PD Luçiano Boçi.
“Kjo shkollë është rikonstruktuar para një viti ku vet kryetari i bashkisë ka garantuar për sigurinë. Por në këtë shkollë nuk ka siguri as për nxënësit dhe as për prindërit. Madje mungon transparenca e dokumentacionit që duhet të paraqesë bashkia. Sot ndërtesa është e rrënuar dhe e pa frekuentuar nga nxënësit dhe mësuesit”, u shpreh Boçi./abcnews.al