Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

PD: Demokratët e braktisën Berishën që donte gjakderdhje

schedule14:21 - 12 Janar, 2022

schedule 14:21 - 12 Janar, 2022

Partia Demokratike është rikthyer edhe një herë tek protesta e dhunshme e thirrur nga Sali Berisha kundër Lulzim Bashës.

Në një deklaratë për mediat, PD thekson se sulmi ndaj selisë erdhi nga persona të inkriminuar.  Mes të tjerash PD thekson se demokratët e kanë braktisur Berishën.

“Çdo ditë po bëhet më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen!” thekson PD.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!