Si rallë herë, ndodhi që të gjitha grupimet e Partisë Demokratike, u bashkuan. Objekti përbashkues i tyre ndodh që janë emigrantët afrikë, për të cilët më 6 nëntor, Shqipëria e Italia nënshkruan marrëveshje për strehimin e tyre të përkohëshëm në vendin tonë.
Partia Demokratike e Lulzim Bashës, veç dhe grupi i Sali bBerishës e Gazment Bardhit bashkë, çuan marrëveshjen në Gjykatë Kushtetuese, këtë të mërkurë. Argumentet e tyre janë po njësoj, por këtë herë PD-ja e Lulzim Bashës u tregua më e shpejtë. Paraditen, në orën 10:00 PD-ja zyrtare e kishte dorëzuar padinë në Kushtetuese, ndësra nga selia blu doli nënkryetari i saj, Kreshnik Çollaku.
Berisha e Bardhi e kishin paralajmëruar shumë më herët vendimin e tyre dhe përfaqësuesit e tyre u shfaqën tek gjykata themeltare, rreth orës 10:30 minuta.
Po këtë të mërkurë, Kuvendi nisi shqyrtimin e kësaj mërrëveshjeje, për ta kaluar më pas për miratim në seancë parlamentare. Për këtë arsyje, opozita kërkon që si fillim Gjykata Kushtetuese të pezullojë marrëveshjen, për të shmangur miraitminn e saj në Parlament.
Dhe më pas shqyrtimin e kësaj marrëveshjeje në themel, me argumentet e opozitës, se shkel kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. Marrëveshjet ndërkombëtare, në rastet kur vendoset të cohen në Kushtetuese, kjo ndodh para se të rarifikohet në parlament. Kalimi në parlament e bën të pamundur rrëzimin e saj, më pas.