PD çon “Becchetti”-in në Kushtetuese

schedule10:39 - 25 Tetor, 2021

schedule 10:39 - 25 Tetor, 2021

Paraditen e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Grida Duma kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti. Bardhi u shpreh se PD kërkon hetim administrativ për të nxjerrë përgjegjësit.

Grida Duma tha se faturën e 120 milionë eurove që Shqipëria e humbi në Arbitrazh me biznesmenin italian nuk duhet ta paguajnë shqiptarët, por Edi Rama, që sipas saj është fajtori. “Dorëzuam aktin në Kushtetuese për hapjen dhe miratimin e cështjes Becchetti.

Fitorja e parë e PD është që ata treguan se nuk miratojnë një komision se është një cështje e humbur. Për këtë cështje Rama ka frikë të hetojë pasi është i dështuar dhe shkaktuar për 120 milionë eurot. 120 milionët ne do të luftojmë që të mos e paguajnë shqiptarët por Rama & co” tha Duma.

Shumica socialiste nuk pranoi që të ngrihej komision hetimor për këtë cështje duke e rrëzuar kërkesën e PD-së në Kuvend./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!