PD bllokon 3 automjete në Korçë: Spaho: Në to njerëz të PS e listë banorësh e patronazhistësh

schedule10:24 - 24 Prill, 2021

schedule 10:24 - 24 Prill, 2021

Drejtuesi politik i qarkut Korçë për Partinë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë të ditur se mbrëmë rreth mesnatës janë ndaluar tre automjete në të cilat ndodheshin 7 punonjës të Njësisë Administrative Vreshtas.

Sipas Spahos, automjetet u ndaluan nga struktura e PD për mbrojtjen e votës dhe se në to u gjet lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, lista e patronazhistëve dhe një listë e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati.

Automjetet, sipas PD Korçë, u ndaluan në Podgorie, dy prej tyre një tip “Benz” dhe një “Volkswagen” drejtoheshin nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari të cilët, siç deklaron Spaho, u larguan me forcë. Kurse, makina e trete e drejtuar nga administratori i Njesisë Administrative Vreshtas, Cezar Bezati dhe  shoqërues Grerti Tabaku është bllokuar.

“Në terren së bashku me ta ishte dhe kryetari i PS-së në Podgorie dhe njëkohësisht  zyrtar i tatimeve Korcë, Izmi Çoçka,” shprehet Spaho.

Më tej thuhet se u njoftua policia që sipas PD ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe makinës së bllokuar.

Më tej thuhet se u njoftua policia që sipas PD ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe makinës së bllokuar.

Makina është kontrolluar mëngjesin e sotëm, ku edhe u gjetën:

-Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie

-Listë e patronazhit të fshatit Podgorie ,me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dore me emra të banorëve, të cilën, sipas PD, policia refuzoi ta bëjë publike.

“Pas shoqërimit të makinës së administratorit në Drejtorinë e Policisë Korçe dhe pyetjes së administratorit dhe dëshmitarëve okularë , Drejtoria e Policisë vendosi të liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndaloje për bllokim rruge tre simpatizantë të Partise Demokratike, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku. Ju bej thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qëndrojnë dhe mrbojnë me çdo mjet vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shitblerja e votës,” u shpreh Drejtuesi politik i qarkut Korçë për Partinë Demokratike. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!