PD, bashkë apo e ndarë në zgjedhjet lokale? Xhafo në Abc Live: Basha dhe Alibeaj kërkojnë të mbijëtojnë politikisht, Baçi: Mesazhi i Alibeajt për Berishën

schedule15:43 - 10 Tetor, 2022

schedule 15:43 - 10 Tetor, 2022

Zhvillimet e aktualitetit politik si dhe veçanërisht marrëdhëniet brenda partisë më të madhe të opozitës midis grupit të rithemelimit dhe grupit ‘Alibeaj’ u diskutuan në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Të ftuarit në studio, gazetarët e mirënjohur të ABC, Endri Xhafo dhe Agim Baçi bënë një analizë të situatës në grupimet aktuale dhe nëse ekziston mundësia që të dalin me kandidatë të përbashkët. Sipas tyre duhet përcaktuar në radhë të parë se cfarë mund të quhet fitore për PD në zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Sipas gazetarit Endri Xhafo, drejtuesi “de jure” i PD sot është Lulzim Basha dhe jo Alibeaj duke theksuar se ata do të donin që të dilnin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale.

Sot është Lulzim Basha kryetari “de jure” i PD-së, i cili ka dalë në terren duke bërë takime edhe pse jo shumë pubike si Berisha. Unë i shoh bashkë Alibeajn dhe Bashën në këtë histori dhe nëse do të dalinm e deputetë me listën e tyre siç ka thënë më herët Alibeaj. Unë shoh që ata që e ndjekin do të jenë më të paktë. Sepse nevoja për të dalë me kandidatë të përbashkët është më e madhe. Nuk e di çfarë dhe kush e motivon Alibeajn për të ecvur në këtë rrugë”, tha Xhafo në Abc Live.

Por a ka dorë Basha në këtë histori dhe a duan ata që të humbasë Berisha duke u futur me kandidatët e tyre?

Xhafo: Nuk besoj që qëllimi kryesor i Alieajt dhe Bashës të humbasë Berisha, por qëllimi i parë i tyre është që të mbijetojnë polkitikisht dhe gjithçka ndodh për zgjedhjet e 2025 duke marrë parasysh mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, ndërsa presin edhe ndonjë vendim pro tyre nga gjykata.

Ndërkohë, sipas Agim Baçit, grupimi Alibeaj po bën dhe një lojë politike me Berishën, duke nënkuptuar që nuk ndodh regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale pa  Alibeajn.

Ndërkohë që gazetari Endri Xhafo vuri në dukje detajin që akoma sot ‘në PD pagat e administratës firmosen nga Gazmend Bardhi, i cili njihet si përfaqësuesi ligjor për të firmosur pagat nga thesari’, dhe ai këtë gjë po e bën për partinë e tij, dhe po vazhdon të firmosë pagat e administratës së PD’.

Për Agim Baçin, një nga fitoret më të mëdha që ka pasur këto kohë Berisha ka qenë ulja me aleatët në një tryezë, por nga ana tjetër Z. Alibeaj ngjan i vonuar në veprimet e tij pasi nuk jep zgjidhje për shumë probleme, pavarësisht se është përfaqësues ligjor i partisë. Në këtë paqartësi juridike, për analistin Baci ‘vendimi i gjykatës është absurd që shtyhet kaq shumë, pasi vendimet për partitë politike nuk janë individuale, dhe aktualisht paqartësitë i shërbejnë vetëm Z. Rama’.

Për gazetarin Endri Xhafo, kuti matës, apo testi për PD në zgjedhjet lokale do të jetë rikthimi i saj në fitoret e vitit 2015. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!