Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit të Ankimeve të Sanksioneve për të ankimuar vendimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar 78 emrat shtesë në listën e kandidatëve për deputetë.
KQZ i ktheu koalicionit opozitar listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe.
PD ri-korrigjoi listat duke i dërguar në KQZ dy ditë më parë, ndërkohë që jashtë listës mbeti një figurë e njohur në radhët e selisë blu, Gazment Koduzi.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor./mv.abcnews.al