PD: Anëtari i KLP-së ka qenë bashkëpuntor i ish-Sigurimit

schedule13:13 - 26 Janar, 2019

schedule 13:13 - 26 Janar, 2019

Sipas Partisë Demokratike, Prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi është emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në kundërshtim me Ligjin, pasi ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit gjatë komunizmit. Në një reagim të PD-së theksohet se Vettingu ka mbajtur në sistemin e drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë.

Sipas PD-së dokumentet zyrtarë tregojnë se Sheshi ka rezultuar nga verifikimet të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij duhet të ishte ndërprerë menjëherë.Sipas ligjit, thekson selia blu, kandidatët për organet e reja të drejtësisë duhet të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Bujar Sheshi nuk duhet të ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Arta Marku e kualifikoi atë në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll”, thuhet ne deklaraten e Partise Demokratike.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!