Një mandat për një Pazar. Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani tani flasin me të njëjtën gjuhë, por jo për të njëjtin synim.
Kreu i Lëvizjes’ Shqipëria Bëhet’ zbuloi kërkesat që Shabani i parashtroi pas zgjedhjeve në këmbim të mandatit.
“Më kërkoi drejtimin e koalicionit, më kërkoi kandidimin për kryetar bashkie, dhe një fond prej 30 milion lekësh për koalicionin”
Edhe 24 orë ndajnë nga ndarja e mandatit të koalicionit, dhe Lapaj ka një ftesë të re për Shabanin.
“Ftoj të ulemi në tryezë. I kam thënë, hajdeni të japim të tre dorëheqjen nga mandate. Dhe të futet gruaja më e votuar. Nuk më është përgjigjur”
Por ku ndryshon Lapaj nga Shabani?
“T’ia japim ne mandatin dajos së Shabanit, Zeqiri që të bëhet mandati i 84 i PS? Po na pengon politika e vjetër. Nuk na duan në parlament, jemi më të sulmuarit në këto 20 vite”
Por duket se oferta e fundit e Lapajt tashmë është refuzuar. Shabani i kujton të mbajë fjalën e burrit.
“Shqipëria Bëhet pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut? Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?”
Megjithatë, tashmë Lapaj na tregoi se loja është në favor të tij. Ai ka futur në mes Shabanin dhe dajon, dhe në të gjitha rastet mandati i kalon partisë së tij. Në skenarin më të keq e merr kandidatja e tij Ana Dajko, në rastin më të mirë e merr vetë ai.
Këtë në dorë e ka Celibashi, i cili në rast se vendos të mos pranojë revokimin e dorëheqjeve, atëherë ia çon dhuratë mandatin Lapajt, ndërsa Lapaj e pranon për inat të Shabanit.
“Mësova njëherë nga gabimet, e bëra një deklaratë emocionale, vura mend”