Pazaret politike, Shehi: Opozita të vendosë kufirin e bashkëpunimit; Murrizi: 5 qershori, gjellë qensh

schedule22:33 - 14 Tetor, 2021

schedule 22:33 - 14 Tetor, 2021

Mbrëmjen e kësaj të enjte në Log. në një panel të ftuarish është diskutuar në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Deputeti i kuvendit Dashamir Shehi në fjalën e tij është shprehur se detyra e opozitës është që të përforcojë perimetrin politik dhe jo të bëjë pazare me kundërshtarët.

Sipas tij e rëndësishme është që partitë politike të dakordsohen për reformat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

“Unë po ripërsërish atë që kam thënë, partia demokratike si më e madhja parti opozitare në vend, unë po them se çfarë mendoj. Opozita ka një detyrë politike të përforcojë perimetrin politik deri ku shkon bashkëpunimi me PS-në,pasi kjo e fundi t hedh përherë nga një shashkë, por PD-ja për të mbrojë veten ka për detyrë që të mbrojë veten dhe të tregojë se ku bashkëpunon. Siç është për ndryshimin e kushtetutës, për ndryshimin e kodit zgjedhor, për ndryshimin për ligjin e administratën lokale këto janë disa fusha, për sistemin e drejtësisë por a zbërthehet bashkëpunimi në këto fusha në atë që thotë Balla sipas mendjes vet. Ai mund të thotë çfarë ka qef, por kjo temë ka një spec brenda, pasi ligjin kur e kemi bërë e kemi fut dhe në kushtetutë dhe i delegon disa organeve.

Unë nuk kam prit ndonjëherë që sistemi i drejtësisë shqiptare të jetë i pavarur, pasi dhe në Amerikë nuk ekzisto një gjë e tillë. Ne e kemi gjithë të drejtën që populli opozitar, dhe grupi politik të kemi dyshimin se punët nuk kanë shkuar mire dhe për këto duhet të diskutohet. Bashkësia për drejtësinë është më vete dhe nuk duhet ta mbivendosim me të tjerat. Opozita duhet të përcaktojë perimetrin ku shkon bashkëpunimi me PS-në”, ka thënë Shehi.

Nga ana tjetër ish deputeti Myslim Murrizi është shprehur se votën e tij do e jepte sërish Ramës për të prishur listat e mbyllura.

Sipas tij marrëveshja e 5 qershorit ishte vetëm një gjellë qensh, dhe se përfaqësuesit politik sipas tij kanë bërë vetëm show mediatik dhe kurrë nuk i kanë çuar ndryshimet në komision.

“100 mijë herë ja jap sërish votën Ramës për të prish sistemin e listave të mbyllura.  Marrëveshja e 5 qershorit u prish për shkak të ndryshimeve kushtetuese. Ajo ishte një gjellë qensh, dhe ambasada amerikane thjesht firmosi atë që firmosën këto unë kam shkuar dy herë në këshillin politik për të parë nëse ka ndonjë propozim për ndryshim dhe zero ndryshim kishin, nuk e sollën kurrë në komision thjesht e thonin për show mediat. Kur e bë Basha me Ramën është i mirë shumë dhe kur e bën Berisha me Ramën, unë e vijova betejën dhe e dërgova në kuvend ndërsa sot bëhen zgjedhje të jashtëzakonshme listat janë të hapura.

Tek vettingu reforma territoriale jam dakord që të diskutohet me bashkësi të ndara. Unë për vettingun këto në 2016 kanë bërë dy palë organesh, një palë që janë kioska që kanë një afat dhe një organ me shtylla betoni KLGJ dhe KLP. Në 2017 janë mbledhë në sallë dhe kanë votuar për 27 veta dhe aty kanë zgjedhë 2 unë tre ti dhe i kanë vënë . Ndërsa Vasilika Hysi ka bërë debat dhe ka thënë se kë po zgjidhni ato që janë në nivelin e mesatares. Janë katër kushërinj të parë të këtyre që janë ministër. Opozita ka mundësi të dakortësohet për emrat që janë ndërruar”, është shprehur Murrizi. e.su./abcnews.al