Olivia Wilde dhe Harry Styles kanë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Regjisorja e “Booksmart” është fotografuar duke u shpërngulur në shtëpinë e këngëtarit britanik në Ditën e Shën Valentinit. Sipas Variety, ajo u fotografua duke shkarkuar bagazhet e saj në vendbanimin e yllit 27-vjeçar.
Page Six raportoi në Janar se Wilde dhe Styles kishin nisur të shoqëroheshin pasi morën pjesë së bashku në dasmën e menaxherit të këtij të fundit. Ditë më vonë, ata u fotografuan nën shoqërinë e disa miqve në Santa Barbara.

Dyshja thuhet se janë takuar për herë të parë në setin e filmit të ardhshëm Don’t Worry Darling”, të cilin ëilde e drejton ndërsa Styles interpreton. Kasti përfundoi xhirimet gjatë fundjavës. Kujtojmë që artistët janë vënë në qendër të kritikave për shkak të diferencës së madhe në moshë. /abcnews.al



