“Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Prokurorët duhet të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit aktual.” kështu u shpreh zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të 5 vjetorit të themelimit të Prokurorisë së Posaçme.
“Pavarëvësia e SPAK mbetet vendimtare. SPAK nuk mund të zgjidhë problemet e Shqipërisë i vetëm. Lufta ndaj korrupsionit wshtw detyrë e cdo qytetari.
SPAK sapo ka nisur të ngjallë besim, se një ardhme e sigurtë është e mundur. Partnerët e huaj kërkojnë ekspertzën e SPAK.
Prokurorët e SPAK të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit aktual.
Dështimi për të bërë këtë rrezikon luftën ndaj krimit. Puna juaj na bën më të sigurtë si në Shqipëri dhe në mbarë globin.” u shpreh Kasanof./ abcnews.al