SPAK është i angazhuar në luftën ndaj korrupsionit.
Kështu u shpreh kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani gjatë një konference.
Dumani shtoi se për prokurorët e SPAK ka pasur mbështetje edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, për të arritur sukses, SPAK duhet të demonstrojë rezultate konkrete, maturi dhe integritet në zbatimin e ligjit.
“Partnerët tanë kanë kontribuar ndjeshëm. Ne jemi të ndërgjegjshëm se duhet të tregojmë rezultate dhe integritet. Shumë faleminderit për mundësinë që na dhatë. Prokurorët e SPAK do fitojnë nga ky projekt.”, theksoi ai ndër të tjera./abcnews.al

