Mbrojtësi i Bayernit, Benjamin Pavard, ka arritur një marrëveshje me Barcelonën.
Futbollisti 26-vjeçar ka rënë dakord pothuajse për të gjitha kushtet e kontratës me klubin katalanas, raporton BarcaTimes. Lëvizja do të bëhet në fund të sezonit aktual nëse gjithçka shkon sipas planit, por Barcelona ende nuk e ka bindur Bayernin që ta shesë francezin.
Negociatat mes klubeve ende nuk janë zhvilluar. Vetë Pavard është jashtëzakonisht i interesuar për të vazhduar karrierën e tij në Katalonjë.
Mbrojtësi i gjithanshëm është i lidhur me Bayernin me një kontratë që zgjat deri në vitin 2024. Ekspertët e Transfermarkt vlerësojnë koston e Pavard në 35 milionë euro. /G.D abcnews.al/