Pavarësisht rikuperimit, nga një dëmtim muskulor, i cili e vuri në pikëpyetje pjesëmarrjen e Paulo Dybalas, në Kupën e Botës, “momenti” i sulmuesit argjentinas nuk ka ardhur akoma.
Për mediat, Dybala tha se falë Mourinhos dhe ekipit të Romës, ai gjeti formën e duhur emocionale, për të qenë pjesë e “Katar 2022”.
“Bëra gjithçka për të luajtur ndeshjen e fundit me Romën. Fola me Mourinhon dhe gjatë javës para ndeshjes kundër Torinos ai më pyeti se si isha. Unë iu përgjigja se nëse do të kishte nevojë do të isha në dispozicion. Në fushë, u ndjeva mirë dhe performanca ime ishte pozitive. Ajo ndeshje që luajta çoi gjithashtu në një thirrje nga Argjentina”,- u shpreh Dybala.
Më tej, sulmuesi i “albiceleste”-s foli dhe për lidhjen e tij të fortë, që ka me trajnerin Mourinho, por dhe me qytetin e Romës, historia e të cilit ka frymëzuar dhe mënyrën e festimit të golit, “Dybala-mask”.
“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Ne kemi punuar shumë së bashku që të mund të ktheheshim në 100%. Unë jam një adhurues i filmave nga Roma e lashtë, i shoh gjithmonë. Mendoj se ne duhet të dal në fushë dhe të luftoj si në jetën reale, ndaj i festoj golat e mi me një maskë, atë që gladiatorët mbanin në luftime”,- është shprehur Paulo Dybala. /i.m /abcnews.al