Paulo Bento: Do të “luftojmë” deri në fund, kundër brezit më të mirë portugez

schedule16:39 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 16:39 - 1 Dhjetor, 2022

Përveç lojtarëve, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Portugalinë, foli dhe tekniku i Koresë së Jugut, Paulo Bento, i cili do të mungojë gjatë sfidës për shkak të pezullimit, pas atij kartoni të kuq, që mori në ndeshjen e fundit kundër Ganës.

Trajneri Bento është shprehur se, edhe pse Portugalia ka brezin e saj më të mirë, ekipi i tij do të luftojë deri në fund.

“Do të përballemi me një nga gjeneratat më të mira të futbollit portugez. Duhet të kërkojmë më të mirën nga loja dhe të përpiqemi, deri në fund. Duhet të bëjmë gjithçka që të triumfojmë, këtë ndeshje të madhe. Portugalia tashmë ka kaluar. Ne mund të fitojmë, por e përsëris edhe një herë se kjo është një sfidë e bukur, tërheqëse që do të na vërë në provë dhe nuk kam dyshim se lojtarët tanë do të japin gjithçka deri në minutën e fundi.”,- u shpreh Bento, gjatë konferencës për shtyp. /i.m /abcnews.al