Meadow Walker ka përkujtuar të atin, Paul në 7 vjetorin e vdekjes së tij me një fotot të ëmbël kur ishte fëmijë. Në foton ku shihet në krahët e të atit, Meadow ka shkruar: “Një ditë pa kuptim për t’u kujtuar me trishtim. Sot është një festë e dashurisë dhe lumturisë që i solle botës. Këtu është një foto e shokut tim më të mirë me mua duke dremitur”.
Ylli i “Fast and Furious” vdiq në një aksident automobilistik në nëntor të vitit 2013 në moshën 40-vjeçare. Makina drejtohej nga Roger Rodas, i cili gjithashtu humbi jetën nga përplasja. Një vit para vdekjes, Meadow vendosi të transferohej në Kaliforni dhe të jetonte me babanë e saj. Që nga vdekja e tij, 22-vjeçarja e ka mbajtur gjallë kujtimin e aktorit me Fondacionin Paul Walker. /abcnews.al