Paul Pogba ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por zërat për largimin e tij kanë qenë të shumta. Madje edhe agjenti i tij, Mino Raiola, i ka nxitur me deklaratat e tij.
Mesfushori ka luajtur më parë me Juventusin dhe një rikthim në Torino duket i vështirë, nisur nga situata financiare jo e mirë në klubin italian.
Vetë Pogba ende nuk e di se çfarë do të bëjë, por vëllai i tij i ka idetë e qarta. Mathias Pogba, për El Chiringuito tregon dëshirën e tij: “Shpresoj që vëllai im të nënshkruajë për Barcelonën”. /abcnews.al