Nuk ka harruar të përmendë Kosovën as në këtë rast patriarku serb Irinej, i cili duke uruar Krishtlindjet ortodokse u shpreh se Kosova ishte Jeruzalemi për Serbinë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, uroi Krishtlindjen Ortodokse duke e përmendur Kosovën dhe duke kujtuar historinë e saj të cilën ai e quan serbe dhe Jeruzalem të Serbisë. Ai nuk e përmendi shumicën shqiptare që ka jetuar me shekuj dhe para serbëve në këto hapësira, por ftoi besimtarët të lindin më shumë fëmijë, dhe të ruajnë Kosovën. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug Patriarku serb u shpreh se nuk i duhet asgjë nga shteti madje as zhvillimi ekonomik, pasi nëse vdesin më shumë se sa lindin, serbët do të zhduken si popull.
AI përfundoi duke thënë se në Kosovë ka mbetur populli i vuajtur serb për të treguar martirizimin e vet për kishën dhe fenë e shenjtë ortodokse që të dëshmojnë me trimëri emrin e tyre serb duke cituar dhe fjalët e Dacidit për Jeruzalemin: “nëse të harroj ty Kosovë, më harroftë dora ime e djathtë”./abcnews.al