Patriarku i Rusisë Kirill, në “rrjetën” e sanksioneve të radhës së BE-së

schedule15:32 - 4 Maj, 2022

schedule 15:32 - 4 Maj, 2022

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është mes individëve që do të përfshihen në raundin e gjashtë të propozuar të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Lajmin e bën të ditur CNN duke cituar burime që kanë pasur akses në dokumentet e plota. Drafti i propozuar u është dërguar ambasadorëve përkatës për shqyrtim.

Në këtë fazë, emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE-së për CNN.

Kujtojmë se të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash që përfshijnë edhe embargon ndaj naftës ruse.

Në një intervistë këtë javë, Papa Françesku kritikoi Kirillin për miratimin e arsyeve të deklaruara të Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke e paralajmëruar atë që të mos bëhet “djaloshi i altarit të Putinit”. /abcnews.al/