Patozi: Shtyrja e miratimit të Kodit Zgjedhor, zbythje nga ana e mazhorancës

schedule18:35 - 29 Shtator, 2020

schedule 18:35 - 29 Shtator, 2020

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar si një tërheqje të mazhorancës shtyrjen e votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Patozi ndër të tjera ja theksuar se ky nuk është lajm i keq, dhe pse sipas tij është shpejt për të fërkuar duart, pasi ustallarët janë duke u përpjekur sërish që ta mbajnë mbyllur portën e pushtetit e tyre për ta “mbrojtur” atë nga populli.

Kreu i Bindjes Demokratike përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në këtë fazë fundore të debatit mbi reformën zgjedhore, tre janë mundësitë, që mund të paraqiten për t’u votuar në parlament.

1-Të qëndrojë herësi, si koncept që nuk e hap listën 100 përqind, por të ulet pragu i tij. Ai mund të përgjysmohet, apo të shkojë edhe më poshtë, por sërish një kandidati do t’i duhet të kapërcejë një numër të caktuar për të përmbysur listën e kryetarëve. Ky është, në fakt, varianti më i keq.

2-Të hapet lista 100 përqind, siç e kanë kërkuar të gjitha partitë në opozitë, duke filluar nga Partia Demokratike, e deri tek forcat politike, që ende nuk janë krijuar. Ky është varianti optimal, i cili e ka brenda konsensusin e plotë të gjithë faktorit opozitar, por është shumë larg projektit të paraqitur nga qeveria.

3-Hapja e listës të jetë e plotë dhe reale deri në masën 70 përqind, ndërsa për pjesën tjetër partitë të ketë mundësi të zgjedhin. Që do të thotë, kush do, e hap 100 përqind listën e vet, ndërsa dikush tjetër mund ta mbajë deri në 30 përqind mbyllur. Ky është një variant i ndërmjetëm, por ndoshta duke qenë i tillë mund të shërbejë edhe si zgjidhje kompromisi”, shkruan Patozi.

Postimi i plotë:

3 VARIANTET E HAPJES SË LISTAVE

Fakti që mazhoranca kërkoi kohë për t’u menduar dhe i ra ai vrulli i çartur për ta mbyllur më 1 tetor historinë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor është një sinjal i qartë zbythjeje. Që do të thotë se, me shumë mundësi, drafti i Damin Gjiknurit do të pësojë ndryshime dhe ky nuk është lajm i keq.

Por është ende shpejt për të fërkuar duart, pasi jam i sigurt se ustallarët janë duke u përpjekur sërish që ta mbajnë mbyllur portën e pushtetit e tyre për ta “mbrojtur” atë nga populli.

Në këtë fazë fundore të debatit mbi reformën zgjedhore, tre janë mundësitë, që mund të paraqiten për t’u votuar në parlament.

1-Të qëndrojë herësi, si koncept që nuk e hap listën 100 përqind, por të ulet pragu i tij. Ai mund të përgjysmohet, apo të shkojë edhe më poshtë, por sërish një kandidati do t’i duhet të kapërcejë një numër të caktuar për të përmbysur listën e kryetarëve. Ky është, në fakt, varianti më i keq.

2-Të hapet lista 100 përqind, siç e kanë kërkuar të gjitha partitë në opozitë, duke filluar nga Partia Demokratike, e deri tek forcat politike, që ende nuk janë krijuar. Ky është varianti optimal, i cili e ka brenda konsensusin e plotë të gjithë faktorit opozitar, por është shumë larg projektit të paraqitur nga qeveria.

3-Hapja e listës të jetë e plotë dhe reale deri në masën 70 përqind, ndërsa për pjesën tjetër partitë të ketë mundësi të zgjedhin. Që do të thotë, kush do, e hap 100 përqind listën e vet, ndërsa dikush tjetër mund ta mbajë deri në 30 përqind mbyllur. Ky është një variant i ndërmjetëm, por ndoshta duke qenë i tillë mund të shërbejë edhe si zgjidhje kompromisi.

Mundësi të katërt nuk shoh, ndaj edhe i gjithë debati duhet të fokusohet për të arritur variantin më të mirë të mundshëm, që kemi në dispozicion. Dhe këtu duhet të kemi parasysh interesin e Shqipërisë, jo të një apo disa partive.

Të jetë për ne, i ngrejmë të dy duart lart për hapjen e plotë dhe pa kushtëzime, e pranojmë deri diku edhe mbajtjen mbyllur opsionale, ndërsa refuzojmë kategorikisht herësin e Gjiknurit, qoftë edhe të reduktuar, si një instrument për të mos i hapur praktikisht listat e deputetëve. e.su./abcnews.al

https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/posts/3512743815452163

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!