Astrit Patozi vazhdon të mos i besojë Lulzim Bashës, sidomos kur kreu demokrat negocion me Edi Ramën.
“Jemi skeptikë sepse kemi dyshimet sepse mesa kuptojmë ata janë ulur për të mos rënë dakord për të mos pasur produkt”, u shpreh Patozi.
Gjatë një takimi me strukturat në Korçë, Patozi tha se Bindja Demokratike është gati për zgjedhje, por shton se opozita nuk e ka seriozisht kur kërkon votime përpara qershorit të ardhshëm.
“Nuk ka premisa për zgjedhje të parakohshme, opozita nuk e ka seriozisht”, tha Patozi.
Me argumentin se PS e PD nuk duan të ndryshojnë statusquonë, Patozi thotë se duhet presion publik për të mos i lejuar palët të luanë përsëri.
“Ajo tryezë duhet të hedhë poshtë sistemin politik, financimin dhe administrimin e partive”, u shpreh ai.
Bindja Demokratike garoi në zgjedhjet e 30 qershorit, por nuk fitoi në asnjë bashki. Patozi arriti të sigurojë vetëm 24 mandate këshilltarësh, që përbëjnë 1.5 % të totalit./abcnews.al