Patozi në “Log.”: Kam frikë se do më vidhen votat

schedule22:52 - 12 Prill, 2021

schedule 22:52 - 12 Prill, 2021

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit ka frikë për vjedhjen e votave.

Sipas Potozit problemi është se numëruesit janë vetëm nga tre partitë e mëdha në vendin tonë, PS-PD dhe LSI.

Patozi: Pa diskutim që kam frikë se mund të më vjedhin votën. Numëruesit janë vetëm nga tre partitë kryesore.

Ndërkohë nga ana tjetër Endri Shabani i “Nismës Thurje” është shprehur se ai nuk ka frikë nga vjedhja e votave, pasi sipas tij kodi zgjedhor ka ndryshuar dhe mund të ketë rinumërim.

Shabani: Ne nuk kemi frikë. Kodi ka ndryshuar. Ne kemi vëzhgues por ne e çojmë në prokurori dhe e çojmë deri në fund. Se ka të bëjë me të drejtën e qytetarit. Ka mundësinë për rinumërim. Nuk do na vjedhin vota ne. Nuk ka për të ndodh. Ne nuk arrijmë dot tek votuesi jonë.

Patozi: Padyshim që me Edi Ramën e kemi. Është kundërshtari përball. Ne mendojmë që ndërrimi i Kryeministrit është i pamjaftueshëm. Kush do ishte më mirë për njerëzit. Të ikte Rama dhe të vinte Basha. Apo të rrije Rama dhe të ndryshoje Shqipëria. Ndërrimi i kryeministrit nuk na thotë asgjë. / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!