Ambasadori i BE Luigji Soreca shkoi ne Bashkinë e Patosit për të folur lidhur me barazinë gjinore. Në një takim të hapur u diskutua për rolin e gruas në procesin e Integrimit Europian.
Kanë zgjedhur Patosin si bashki që drejtohet nga një grua për të përcjellë një mesazh të fortë kundër diskriminimit gjinor. Për ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca integrimi i Shqipërisë drejt BE-së kalon edhe nëpërmjet bashkive ndaj duhet të hartohen plane më specifike për barazinë gjinore.
Luigji Soreca, ambasadori i BE: “Qeveria shqiptare e di që mund të mbështetet tek Bashkimi Europian për ta bërë këtë gjë.”
Kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj foli për projektet që premtojnë shanse të barabarta dhe një sistem referimi për rastet e dhunnës të ngritur në bashki.
Rajmonda Balilaj, kryetare e Bashkisë së Patosit: “Ne si ekip i bashkisë i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë grave dhe angazhimit të tyre. Kemi arritur që përmes strukturave tona modeste të ngrejmë dhe të integrojmë nisma dhe projekte që fuqizojnë vajzat dhe gratë të luftohet diskriminimi gjinor dhe të luftohen shancet e barabarta, të ngrejnë një sistem referimi për rastet e dhunës dhe të hartojmë plane për barazinë gjinore.”
“Unë gruaja” së bashku mund të ndryshojmë të ardhmen ishte një takim i hapur publik mbi rolin e gruas në procesin e Integrimit Europian që erdhi në kuadër të ditës ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave për 16 ditë me mesazh “më dëgjo dhe mua”./abcnews.al