Përdorimi i patinave elektrike është kthyer në një problem për sigurinë në rrugë prej disa kohësh.
Drejtimi i tyre nga mosha të ndryshme dhe mos respektimi i rregullave i ka bërë shpesh burim aksidenti.
Së fundmi policia rrugore e Tiranës dhe ajo bashkiake, kanë ndërmarrë një fusha të sensibilizuese për rregullat e sigurisë rrugore me përdoruesit e patinave.
Njoftimi:
Tiranë
Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rregullat e sigurisë rrugore me përdoruesit e patinave elektrike në kryeqytet!
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, lëviz i sigurt në rrugët e kryeqytetit!