“Erion Veliaj nuk mund të kthehet në vendin e krimit”, kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News.
Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se problemin kryesor e ka me dosjen penale, duke shutuar se është e turpshme që ka katër muaj dhe nuk ka shkuar për këtë çështje që ka në GJKKO.
“Dua të kujtoj se zoti Veliaj pati një përplasje me Ramën për çështjen e kryetarëve. Rama shkoi vetë fizikisht në Bashki. Nuk besoj se ndryshon atmosfera te Gjykata Kushtetuese. Ai tani po rimerr atë mandat të cunguar… Ai nuk mund të kthehet sepse tani thonë hajde ta kthejmë në shtëpi. Nuk mund të kthehet te vendi krimit, sepse në atë tavolinë arriti të ketë 13 vepra penale. Por e rithem se ligji shqiptar për paraburgimin e ka të përcaktuar qartë se kë mund të takosh edhe si… Por ligji shqiptar është ligj konkret edhe ka referenca konkrete. Partia e shkarkoi. Jo vetëm që e shkarkoi por gjeti edhe zëvendësuese”, tha ndër të tjera Gjikondi, duke shtuar : “Është e turpshme që ka katër muaj që ka çështjen penale në GJKKO dhe nuk shkon, pasi problemin kryesor e ka me dosjen penale”.
/abcnews.al/

