Pati kontakt me një të infektuar, karantinohet kryeministri i Estonisë

schedule21:01 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:01 - 4 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Estonisë, Yuri Rata, është karantinuar sot. Për rrjedhojë, ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në samitin e javës së ardhshme në Bruksel, siç njoftoi qeveria e vendit të tij.

” Kam kuptuar sot që të mërkurën kam pasur kontakt me një person i cili më pas ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ” shkroi Ratas në Tëitter . “Unë mbaj maskë dhe distancë,” tha ai, duke shtuar se nuk kishte asnjë simptomë dhe ndjehej mirë.

Qeveria ka konfirmuar se Ratas nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në samitin 10-11 Dhjetor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!