Pati debate të forta, Dinamo ndryshon mendje për Eni Imamin

schedule08:40 - 24 Mars, 2022

schedule 08:40 - 24 Mars, 2022

Dinamo ka falur mbrojtësin Eni Imami, i cili është kthyer në stërvitje me ekipin e parë. Klubi blu e ka zbuluar diçka të tillë përmes fotove të postuara në rrjetet sociale.

Imami e kishte pësuar për shkak se para derbit me Tiranën ishte takuar me pjesëtarë të stafit bardheblu.

Më parë ai ka veshur edhe fanellën e Tiranës, por te Dinamo nuk e kanë pritur mirë veprimin e Imamit dhe ka pasur edhe një debat verbal.

Në kushtet që Dinamo po lufton për të qëndruar në Superiore, nuk e ka luksin ta lërë Imamin te ekipi i 21-vjeçarëve, për më tepër që alternativat në mbrojtje janë të pakta. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!