“Pata shumë frikë”, Antoneta tregon kërcënimin që mori: Mendova denoncimin!

schedule18:58 - 16 Shtator, 2020

schedule 18:58 - 16 Shtator, 2020

Pasditja e sotme në ABC News ishte nga to pasdite ku në bisedë “thyhen” për tema shumë të forta por nga ana tjetër më të komentuarat online.

Antoneta Koçi gjatë bisedës në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ka rrëfyer të vërtetën e saj pse u bë pjesë e një reality show.

Përmes sinqeritetit të saj, Antoneta tregon se ka vuajtur paragjykimet e njerëzve dhe të të afërmve kur i shpreheshin, “u bëre për të gjetur burrë aty”.

Janë shumë shprehje që mua më kanë harruar veshin dhe që më kanë bezdisur. Kur u prezantua si format ,në fillim, të afërmve gjëja e pare iu ra në vesh shprehja  ‘do të gjesh të dashur, partner, shkoqur burrë’. Unë isha e hapur për të njohur persona në aspektin romantik.

E pyetur nga Ermali rreth mesazheve që ka marrë ajo tregoi se një herë ka menduar të bëj edhe një denoncim në polici. Sipas saj një person i ka shkruar vazhdimisht me mesazhe jo normale aq sa ajo u tremb për përditshmërinë e saj.

“Pata frikë, unë eci shumë në këmbë, mendova më të keqen”, – tha ndër të tjera Antoneta.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!