Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi iku me shpejtësi, pas 3 orësh në SPAK, përgjigjet për çfarë e pyetën, i zbuloi në selinë e tij.
“Më pyetën a e njeh… se nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë…”
Insistimit të gazetarëve se për cilën çështje ishte thirrur, nuk iu përgjigj kreu i Pl-s, por u duk qartë se është në kuadër të hetimit pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi.
“Më pyetën ke folur me Monën në shtepi për një llogari 20 mijë euro, mbaj mend unë ça kam thënë”.
Dhe për të gjitha çfarë mund të zotërojnë, Meta fajësoi bashkëshorten.
“Unë as cështje pronash, as financiare, nuk kam përgjegjësi. Të gjitha i ka Mona”.
Ndërsa vetë nuk e qartësoi nëse ishte thirrur në SPAK si person në dijeni apo si i paditur.
“Nuk ka kush të më padis mua. Nuk kam shkelur ligjin.”
Ish-presidenti ka qenë disa herë në SPAK por këtë herë ka qenë ndryshe.
“Më hoqën orën, po nuk mi hiqnin dot pantallonat. Vetë edhe mund ti heqin se janë modern.”/abcnews.al