Ekonomia shqiptare ka thithur më shumë investime gjatë vitit të kaluar.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja direkte u rritën për të pestin vit radhazi ndërsa shënuan vlerën 1.64 miliardë euro ne vitin 2025, duke u rritur me 3.5% krahasuar me një vit më parë.
Pasuritë e paluajtshme duuket se mbeten një ndër sektorët kryesor ku janë të përqëndruara investimet e huaja të ndjekura nga sektori financiar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 37%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, në sektorin e energjetikës dhe hidrokarbureve si dhe në komunikacion
Po ashtu edhe remitancat kanë pësuar rritje gjatë vitit të kaluar .Shqiptarët që jetojnë e punojnë në emigrim kanë sjellë më shumë të ardhura pranë familjeve të tyre.Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat për vitin e kaluar të cilat tregojnë se remitancat arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të pagesave.
Nëse bjëmë një krahasim të parave të sjlla nga emigrantët në vitin 2024 rezultojnë se janë rritur me 73.69 milionë euro, ose 7.1%.
Kjo do të thotë se Shqipëria jo vetëm ka rikuperuar nivelet e para krizës, por i ka kaluar ato, duke e çuar këtë burim të ardhurash në një rekord të ri historik.


