Humbja ndaj Atletico Madrid ka lëkundur pozicionin e Ernesto Valverde në krye të Barcelonës. Katalanasit dominuan gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, por në fund u mposhtën dhe humbën mundësinë të luanin një tjetër El Clasico, këtë herë për një trofe.
Ronald Koeman është një nga emrat e lakuar për të pasuar Valverde në krye të Barcelonës, por nuk është e vetmja kandidaturë. Së fundmi është shtuar në listë edhe legjenda e spanjolle, Xavi Hernandez.
“RAC1” raporton se CEO i katalanasve, Oscar Grau, së bashku me drejtorin sportiv Eric Abidal janë duke zhvilluar një takim me Xavi në Doha dhe synimi është ta bindin të drejtojë Barcelonën, ku ai ka shkëlqyer si lojtar. Momentalisht ai drejton skuadrën e Al Sadd, në eksperiencën e parë si trajner. /abcnews.al