Pasuesi i Rodriguez te Milani, Matias Vina bën gjithçka për kuqezinjtë

schedule13:59 - 30 Janar, 2020

schedule 13:59 - 30 Janar, 2020

Merkato e janarit është në limitet e saj dhe ka ardhur momenti që klubet të bëjnë lëvizjet e tyre të fundit. Situata te Milani është më e qartë pas largimit të mbrojtësit të majtë, Ricardo Rodriguez, tek holandezët e PSV. Ka disa ditë që flitet se zëvendësuesi i tij do të jetë anësori i Wigan, Antonee Robinson, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Mesa duket në listën e dyshes Maldini-Boban është dhe një tjetër emër. Kandidati i dytë vjen nga Amerika e Jugut, konkretisht nga Uruguai. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Nacional, Matias Vina. Në klubin uruguaian ka mbërritur një ofertë nga klubi kuqezi, por drejtuesit e Nacional nuk e kanë pranuar.

Duke parë situatën te Milan, është vetë lojtari që i ka kërkuar klubit të tij që ta rishikojë dhe një herë ofertën e “Djallit”. Madje Vina ka kërkuar një takim me presidentin e Nacional për ta bindur atë që të pranojë ofertën. Mbrojtësi është aktivizuar në 3007 minuta këtë sezon në kampionatin uruguaian, ku ka shënuar dhe 5 gola. /abcnews.al

 

Matias Vina

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!