Laçi, pas largimit të Armando Cungut emëroi përkohësisht si trajner Stavri Nicën. Pas barazimit në Korçë durrsaku nuk është parë më në stërvitje te bardhezinjtë dhe kundër Tiranës sot nuk do të jetë në stol. Jo vetëm kaq, por aventura e tij te Laçi është mbyllur praktikisht.
Drejtuesit kurbinas nuk ka qëndruar duarkryq gjatë kësaj periudhe, pasi kanë pasur më parë bisedime me Shpëtim Duron. Mes palëve nuk u arrit një marrëveshje, ndërkohë që ditët e fundit presidenti Pashk Laska ka pasur një takim edhe me Bledi Shkëmbin.
Korçarin e “tundon” marrja e drejtimit të Laçit, duke pasur parasysh kontingjentin e lojtarëve që ka në dispozicion. Gjithsesi Shkëmbi nuk është kandidati i vetëm për të drejtuar kurbinasit. Austriaku Peter Pacult, i cili ka qenë në krye të Kukësit më parë, ka dalë në skenë dhe nuk është hera e parë bardhezinjtë e tentojnë.
Problemi me Pacult qëndron te gjuha. Veç tij, te Laçi duhet të gjejnë edhe një ndihmës për të, që të njohë gjuhën gjermane dhe të përçojë ato që trajneri thotë. Deri në fundjavë pritet që çështja e trajnerit të marrë zgjidhje dhe presidenti Laska duhet të vendosë mes Shkëmbit dhe Pacult. /abcnews.al

