Ansu Fati është lojtar me të ardhme të madhe dhe nuk është aspak surprizë që klube të mëdha të interesohen për të. Në verë kishte oferta, por bëhet me dije se Juventus po shtyn ende për talentin me origjinë nga Guinea.
Barcelona është në krizë dhe bardhezinjtë duan të përfitojnë nga kjo situatë për të bërë të mundur blerjen e talentit, i cili konsiderohet nga drejtori Paraticci si pasardhësi i Cristiano Ronaldos. Siç raporton Calciomercatonews.com bardhezinjtë e duan për rreth 80 milionë euro.
Ky çmim është i papranueshëm nga Barça, që në verë refuzoi oferta prej rreth 150 milionë eurosh për Fati. Juventusi do e provojë, por Barcelona do të mundohet të rezistojë deri në fund dhe të bëjë Fati pasardhësin e Messit te Barça. /abcnews.al