Pasuesi i Gledi Micit, Shkëndija jep 60 mije euro për yllin e Vardar

schedule11:39 - 17 Qershor, 2020

schedule 11:39 - 17 Qershor, 2020

Gledi Mici dhe Shkëndija nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re. Mbrojtësi i majtë pëlqehet nga Tirana, por kërkesat e tij financiare janë të larta. Gjithsesi, bardheblutë nëse fitojnë titullin kampin edhe mund ta bëjnë ndonjë sakrificë.

Në Tetovë ndërkohë kanë nisur nga puna që të gjejnë pasuesin e Micit dhe është një brazilian i Vardarit. Sportmedia.mk bën me dije se kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë 60 mijë euro për 10 muaj mbrojtësit Leovigildo Júnior, i njohur me emrin sportiv Juninho.

24-vjeçari, pas një eksperience të shkurtër në Brazil u rikthye në Maqedoninë e Veriut dhe këtë sezon ka luajtur në 21 ndeshje, duke shënuar 5 gola. Një shifër mjaft e mirë, kur bëhet fjalë për një mbrojtës.

Paga prej 6 mijë eurosh në muaj e josh atë, por ka pasur oferta edhe nga Serbia e Greqia. Mbetet të shihet se ku do ta vijojë karrierën Juninho, por oferta prej 60 mijë eurosh ndaj tij tregon se Mici ka kërkuar më shumë, ndaj edhe palët janë ndarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!