Pasuesi i Gigio Donnarummës, Milani gati t’i besojë portën 25-vjeçarit

schedule20:18 - 7 Prill, 2020

schedule 20:18 - 7 Prill, 2020

Gianluigi Donnarumma debutoi në moshën 16-vjeçare me Milanin dhe nuk e ka lëshuar postin e titullarit që atëherë. Talenti i portierit nuk vihet në dyshim dhe tifozët e shumtë të kuqezinjve të famshëm shpresonin që djaloshi të luante gjithë jetën me skuadrën e tyre të zemrës, njësoj siç kanë bërë legjenda si Baresi dhe Maldini.

Sidoqoftë, diçka e tillë nuk është e thënë dhe 21-vjeçari është me valixhe gati. Kontrata me Milanin i përfundon në fund të vitit të ardhshëm dhe klubi italian është i detyruar të shesë në mungesë të rinovimit.

Milani po tenton të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij dhe ka piketuar pasuesin. Ai është Alessio Cragno, portieri i Cagliarit. 25-vjeçari është pjekur mes shtyllave dhe është gati të hedhë hapin e madh në karrierën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!