Pasuesi i Castillejo, Milani piketon sulmuesin që po shkëlqen në Francë

schedule08:14 - 9 Prill, 2021

schedule 08:14 - 9 Prill, 2021

Samu Castillejo pritet të jetë një nga lojtarët e parë që do të largohet nga Milani në fund të sezonit. Vetëm 3 gola dhe 3 asiste për sulmuesin e djathtë spanjoll këtë sezon, performancat e të cilit nuk kanë bindur askënd në kampin e kuqezinjve.

26-vjeçari nga Malaga ka përfunduar në merkato, teksa “Djalli” kërkon 10 milion euro për ta lënë të lirë. Në garë për shërbimet e ish-lojtarit të Villareal janë Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia. Paolo Maldini e ka një ide se me cilin do e zëvendësojë lojtarin iberik.

Mediat italiane raportojnë se legjenda e Milanit po ndjek me interes Jonathan Ikone. 22-vjeçari franko-kongolez (4 ndeshje dhe 1 gol me “Gjelat” e Deschamps) është pjesë e Lille prej verës së vitit 2018. Këtë sezon numëron 7 gola dhe po kaq asiste me kryesuesit e Ligue 1.

Ikone aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, teksa mund të luajë edhe në rolin e mesfushorit ofensiv apo sulmuesit të dytë. Te Milani e pëlqejnë shumë si lojtar, por tremben nga kërkesat e larta financiare të Lille, që kërkon 30-40 milion euro për kartonin e tij. /abcnews.al