Pasuesi i Cungut te Laçi, del në skenë Shpëtim Duro

schedule12:59 - 26 Nëntor, 2020

schedule 12:59 - 26 Nëntor, 2020

Armando Cungu nuk do jetë trajneri i Laçit, çka është konfirmuar nga vetë shkodrani për abcnews.al, ndërkohë që në kampin kurbinas duhet të zgjedhin pasuesin para ndeshjes me Apoloninë.

Sigurisht kanë nisur edhe zërat e parë dhe Shpëtim Duro shikohet si kandidat potencial për të drejtuar Laçin në vazhdim. Një pjesë të lojtarëve bardhezi ai i njeh dhe do të ishte më e lehtë për të.

Gjithsesi presidenti i Laçit, Pashk Laska, do të jetë ai që do ta thotë fjalën e fundit. Duro është një nga trajnerët që në të shkuarën nuk ka bashkëpunuar dhe gjithmonë ka një herë të parë. / abcnews.al