Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pastronin paratë e drogës në pasuri të paluajtshme/ GJKKO dënon me burg vëllezërit Ramaj

schedule12:33 - 20 Tetor, 2025

schedule 12:33 - 20 Tetor, 2025

Dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj u dënuan me 17 vite e 6 muaj burg, ku dënimi për të parin u reduktua në 6 vite e 8 muaj për kryerjen e veprës penale “grup i strukturuar kriminal”, ndërsa për Leonardin në 5 vite për “pastrim parash”.

Ndërsa për Ardjan Malasin, gjykata vendosi dënimin me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Rajmond Dashi akuzohet se ka ndihmuar një grup kriminal që të investonte pasuritë që buronin nga aktiviteti i paligjshëm i narkotikëve, në prona të paluajtshme në Shqipëri.



Hetimi i kryer nga Prokuroria e Posaccme tregoi se dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, të dënuar në Blegjikë kanë kryer veprime të kundërligjshme në bashkëpunim me Rajmonda Dashin dhe Ardjan Malasin, me qëllim pastrimin e parave duke i investuar në prona.

Për këtë, dy vëllezërit kanë bashkëpunuar me Rajmonda Dashin, në cilësinë e drejtoreshes së Kadastrës Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!