Pastronin paratë e ‘Cosa Nostras”, Apeli i Posaçëm dënon me burg kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit

schedule10:23 - 2 Tetor, 2023

schedule 10:23 - 2 Tetor, 2023

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar 11 vite burg Artur  Ballën dhe 10 vite Bledar Lilon, kunatin dhe shoferin e bisnesmenit Rezart Taçi.

Gjykata i shpalli fajtor për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe veprime në kuadër te grupit.

Për shkak se ndaj tyre u aplikua gjykimi i shkurtuar ata përfituan ulje të dënimit me 1/3.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me  biznesmenin Taçi transferuan 18.3 mln euro në një bankë të nivelit të dytë para që dyshohen se i përkasin organizatës mafioze Coza Nostra.

Dosja ndaj Rezart Taci është ndarë për shkak së është në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!