Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët në është ndalur te konflikti President – Qeveri për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i kryeopozitarit me gazetarët vjen pas rikthimit të tij nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, mbajtur në Zagreb dhe pas pjesëmarrjes së tij në Kongresin e CDU-së së Angela Merkel në Leipzig. “Fokusi i dy takimeve ka qënë hapja e negociatave” tha Basha.
Lideri i PD ka treguar para gazetarëve fokusin takimeve të tij pas kthimit nga PPE
“Hyrja në BE, nuk është një proces i lehtë, parlamenti gjerman ka thënë se Shqipërisë do ti hapen negociatat pas plotësimit të nëntë kushteve. Politikanë të përfshirë në blerjen e votës duhet të shkojnë në burg. Shpartallimi total i fasadës së Rilindjes, u pa në 30 qershor. Partia Popullore Europiane dhe CDU-ja gjermane kërkojnë zbatimin e ligjit dhe nxisin ngritjen e shpejtë të SPAK-ut. Gjithashtu bën thirrje për progres në reformën e administratës publike”, tha Basha.
Ndërkohë lideri i PD-së u shpreh se vedni është në një krizë totale.
“Vendi vazhdon të zhytet në një krizë ta paprecedent jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Vij me duar plot sa i përket mbështetjes me ekspertizë të CDU-së, të cilët shohin të Shqipërinë një vend me potencial të jashtëzakonshëm dhe të pashfrytëzuar”, deklaroi Basha.
Gjatë bashkëbisedimit Basha komentoi edhe nsimën e Presidentit për dialogun me shqiptarët.
“Presidenti ka lajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, Do ishte këshilla ime për të gjithë përfaqësuesit të komunikojnë me qytetarët. Mirëpres çdo kontakt të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, tha Basha.
Gjatë fjalës së tij Basha nuk ngurroi të hidhte akuza ndaj kryeministrit Rama duke e bërë këtë të fundit fajtor për krizën në vend, sipas tij PS po rri paligjshmërisht në pushtet, por ndër të tjera thekson: “Peshku qelbet nga “koka”, duhet të nxjerrim kalçeton e oligarkeve nga loja.
“Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht”, tha ndër të tjera Basha.