I dënuar për pastrim parash, ekstradohet fieraku me 2 mbiemra, në 2011 grabiti bankën greke

schedule11:05 - 10 Tetor, 2021

schedule 11:05 - 10 Tetor, 2021

Ekstradohet nga Greqi drejt vendit tonë Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për pastrim parash.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar 44 vjeçarin me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin  2011. Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.

Kocaqi rezulton një person i njohur për autoritetet greke. Së bashku me tre persona të tjerë në vitin 2011 ka kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi  nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ai ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur  nga autoritetet tona gjyqësore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!