Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pastrim parash dhe evazion fiskal, sekuestrohen mbi 10 milionë euro në Itali

schedule08:35 - 20 Shkurt, 2024

schedule 08:35 - 20 Shkurt, 2024

ITALI- Si rezultat i një aksion policor të shtrirë në disa pjesë të Italisë janë arrestuar 12 persona.

Ata dyshohet se janë përfshirë në skema të pastrimit të parave, lëshimin e faturave të rreme dhe mashtrim tatimor, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomisë së vendit.

Sipas mediave italiane, mbi 100 persona janë nën hetim dhe 81 kompani të përfshira në skemat e mashtrimit.



Si rezultat i hetimeve është urdhëruar sekuestrimi i  mbi 10.5 milionë eurove. Nga dymbëdhjetë persona të arrestuar, pesë janë lënë në burg dhe shtatë të tjerë në arrest shtëpie./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!