Policia e Vlorës ka bllokuar dy llogari bankare të një 57 vjeçareje në Vlorë pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Shuma totale e sekuestruar është 298.324 euro dhe janë të depozituara në llogaritë në emrin e shtetases me iniciale T.B, banuesë në Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Mësohet se 57 vjeçarja nuk ka asnjë biznes privat apo aktivitet tjetër që të justifikojë shumën e derdhur në bankë. Ajo ka treguar në polici se lekët ja ka sjellë i biri i cili ndodhet jashtë shtetit./abcnews.al
Sekuestrohen llogaritë bankare të një 57 vjeçareje në Vlorë
schedule18:30 - 22 Dhjetor, 2017
schedule 18:30 - 22 Dhjetor, 2017