Pastori: Jam kritik me fenë në tërësi, ngjarja e “Kombinatit” edhe për faktorë ekonomiko-social

schedule23:20 - 7 Korrik, 2020

schedule 23:20 - 7 Korrik, 2020

Në kombinat përpara disa ditësh një ngjarje tragjike tronditi opinionin publik. Nëna me dy vajzat u vetëflijuan për arsye fetare. Një prej vajzave të saj fatmirësisht i mbijetoi vetëflijimit.

Për të folur në lidhje me këtë ngjarje i ftuar këtë të martë në Provokacija me gazetarin Mustafa Nano, ishte pastori Akil Pano.

Pastori në bisedën e zhvilluar me gazetarin Nano u shpreh se rasti tragjik i kësaj familje përveç keqinterpretimit fetar, i është shtuar edhe historiku jetësor i tyre ekonomiko-social i cili ka rënduar më tepër situatën duke i cuar ato drejt aktit ekstrem.

Për Panon religjoni i organizuar, fetë monoteiste, fetë abramaike, judaizëm-kristianizëm, kisha katolike romake, kisha ortodokse të lindjes dhe kisha protestante ose ungjillore, katërcipërisht e shikojnë vetëvrasjen si një mëkat i cili shkon drejt kufirit të mëkatit të pafalshëm dhe nuk ka të bëjë me praktika të religjionit kristian ajo cfarë dëgjuam për ngjarjen e Kombinatit.

Biseda:

Akil Pano: Aktualisht lajmet kanë njoftuar se 3 gratë pjesë e së njëjtës fa,milje janë vetëflijuar për motive fetare, për mua është një pjesë e të vërtetës. E vërteta e plotë do dali përmes organeve të prokurorisë të cilat duhet ta investigojnë në thelb rastin por nga investigimi i m, si një person që merrem me psikën njerëzore, merrem me raportet e njeriut në shoqëri kam vënë re se në vitin 2018 në vendin tonë ka pasur 183 vetëvrasje përkundrejt 57 vrasjeve.

Pra kemi të bëjmë me një fenomen që duhet analizuar thellë. Dua të them se nuk duhet të trajtohet një rast vetëm në raportin individ – fe. Raporti mbi vetëvrasjet në Shqipëri është i ethshëm dhe na duhet të mendojmë se ka një sërë faktorësh ekonomiko sociale, izolimi, divorce, dhe pamundësia për tu përballur me fatalitete njerëzore.

Mustafa Nano: Është e provuar tanimë që ato kanë qenë besimtare, është e provuar që sakrifica që kanë bërë ato është e lidhur me frymëzimet fetare, kështu që kjo nuk ka lidhje me vetëvrasje të tjera..

Akil Pano: Gjithashtu ka edhe lidhje me vetëvrasjet e tjera. Dua të them që dhimbja është e tejskajshme dhe jam përballur me pyetje të mëdha që lidhen me përgjegjësinë time si klerik, si pastor në raport me njerëzit, me fenomenin etj. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të mbijetuarës dhe të afërmve të tyre.

Dua të them që në fillim se religjoni i organizuar, fetë monoteiste, fetë abramaike, judaizëm-kristianizëm dhe këtu brenda dua të theksoj kishën katolike romake, kishën ortodokse të lindjes dhe kishën protestante ose ungjillore, katërcipërisht e shikojnë vetëvrasjen si një mëkat i cili shkon drejt kufirit të mëkatit të pafalshëm. Pra nuk ka të bëjë me praktika të religjionit kristian kjo që ne dëgjojmë.

Mustafa Nano: Besimi i fortë, i ethshëm i shndërruar në një paranojë në një qëllim të jetës dhe kur bëhet kaq e rëndësishme, nuk është aspak e çuditshme që të gjesh njerëz që të vetsakrifikohen. Kur fillojnë të besojnë se erdhi fundi i botës, dhe dëshmitarët e Jehovait e besojnë këtë gjë, kur jetohet në këtë mënyrë …. fundi mund të jetë tragjik.

Akil Pano: Besimi në vetvete si fakultet i ka këto elemente që ju thatë. Besimi nuk mund të jetë i sipërfaqshëm. Filozofët më të ,mëdhenj e vendosin rastin  e vetëvrasjes brenda konceptit të vrasjes. Çështja e besimit është një çështje që e përball njeriun me një nga komponentët esencial të qenies së tij. Njeriu fatmirësisht nuk është thjesht një grumbull protonesh, neutronesh i ardhur si rrjedhojë e një aksidenti miliarda vite më parë diku në hapësirat e paimagjinuara të universit.

Mustafa Nano: Përfytyroni një njeri që si situata e këtyre fatkeqeve, që dëgjojnë nga disa njerëz apo libra që lexojnë se kjo botë është e ndyrë, është e poshtër, është e korruptuar, është djalli që e sundon këtë botë, unë vendos në bankën e të akuzuarve besimin si një paranojë, është një pakicë e besimtarëve që jetojnë me këtë ide çdo ditë. Ka vende ku besimtarëve u thuhen këto gjëra..

Akil Pano: Për këtë arsye unë ju thashë që në fillim që religjoni i organizuar i krishterë nuk i mëson njerëzve këto që ju sapo thatë por të kundërtën e tyre. Madje u mëson se si duhet të duan jetën.

Mustafa Nano: Ju jeni kritikë ndaj Dëshmitarëve të Jehovait?

Akil Pano: Unë jam kritik ndaj besimit në tërësi, edhe ndaj teprimeve të besimit, edhe ndaj disa praktikave pagane të trashëguara në besim. Kjo është arsyeja pse unë jam protestant apo ungjillor.

Mustafa Nano: Në ç’kuptim jeni kritik ndaj besimit?

Akil Pano: Kur besimi nis e komplikohet dhe hyn brenda një pazëll që duhet të ndërtohet apo kur hyn në labirinthe të panjohurash dhe sfidash të mëdha…, aty unë nuk besoj që zoti i Biblës është i paperceptueshëm për zemrën e njeriut.

Ngjarja e kombinatit na përball me forma të ekstremizmat fetarë të cilat nuk gjendjen në kristianizëm. Ato rituale të ringjalljes, muaj të tërë duke u agjeruar dhe duke u lutur për ringjallje nuk janë praktika kristiane.

Ka vetëm një ditë kur të krishterët kujtojnë ringjalljen e Krishtit, është pashka, vetëm 1 ditë.  Praktikat që dëgjoj për ngjarjen e kombinatit janë praktika pagane, okultiste e me shumë mundësi praktika të nxitura edhe prej sekteve të çuditshme të cilat duhet të monitorohen me shumë kujdes.

Mustafa Nano: Çfarë ka ndodhur sipas jush?

Akil Pano: Unë kam dëgjuar që vajzat kanë qenë anëtare të një kishe në Përmet që është model. Kanë ardhur në Tiranë dhe gjatë rrugëtimit të tyre jetësore, njëra nga vajzat ka deklaruar se ka qenë pjesëtare e dëshmitarëve të Jehovait, mirëpo më lejoni t’ju them që ato kanë qenë 2 vjet të izoluara në një shtëpi pa energji elektrike, të përballura me një traumë sociale, e cila mbartet me historinë e babait në mungesë dhe me shumë elementë të tjerë, bashkëlidhur me keqinterpretime të doktrinës fetare natyrisht njerëzit do të mbërrijnë në këtë pikë të fundit, të asgjesimit./abcnews.al