Akil Pano, Lura Elezi dhe Sonny K Elson zhvilluan në “Abc e Pasdites” diskutim të fortë për menyrën se trumbetohet dashuria në median sociale. Moderatori Ermal Peçi tha se nuk janë të pakta rastet kur miqtë apo mikeshat i bëjnë dhuratë një tufë më lule dhe vajzat i publikojne në Instagram si dhuratë nga i dashuri.
I të njëjtit mendim ishte edhe Lura Elezi e cila shtoi se ka nga ato vajza që ia bëjnë vetes dhuratë. Madje ajo tha se kur ka dale në fillim Instagrami si platforme ia ka thënë bashkëshortit të saj se nuk ishte aspak e mirë. Një këndvështrim që hapi debat në studio ishte dashuria mes të njëjtës gjini.
Pastori Akil Pano tha se e sheh dashurinë brenda kufijve më të cilat është konceptuar, pra mes dy gjinive të kundërta, ndërkohë që Lura dhe Ermali nënvizuan se është i njëjti Zot që ka krijuar ata që dashurojnë gjininë e njëjtë dhe ata që dashurojnë gjininë e kundërt.
“Unë them për dashurinë e legjitimuar në dimensionin trashandental. Për dashurinë që njihet si një dashuri që vjen përmes nocionit martesë midis një burri dhe një gruaje. Sipas përqasjen sime mund të jetë dashuri, por vetëm në dimensionin sensual, të instiktit”.
Në këtë moment Lura tha se në këtë logjikë argumentimi i bie që është skllav i fesë. “Dashuria nuk ka gjini. Për mua dashuria është kur të dyja palët janë dakord. Nëse të dy individët janë të dashuruar, janë në moshë për të marrë vendime për veten e tyre, kush jam unë apo kush është ajo fe që të thotë ty që është e ndaluar”.
Ndërkohë, Ermali e pyet fotografin më të njohur në Tiranë se çfarë nuk do mund të bënte dot në një marrëdhënie nëse partneria do ia kërkonte. Sonny K. Elson tha se nuk do të bënte diçka kundër natyrës dhe parimeve të tij. Ai tha që nuk do të mund të kishte intimitet me dy femra njëkohësisht.
‘“Sex and the city” ka qenë një film shumë i suksesshëm. Në atë film ka gjëra edhe të moralshme dhe të pamoralshme, ishin të pranishme edhe raportet treshe (një mashkull me dy ferma). Këtë unë nuk do ta bëja dot”. /abcnews.al