Fantazisti argjentinas, Javier Pastore, ka folur për finalen e Champions League, mes Bayern Munchen dhe PSG. Sipas Pastore, njeriu që do të bëjë diferencën, është vetëm Neymar.
“Neymar është një futbollist unikal. Për momentin, është i vetmi futbollist në botë i cili i vetëm mund të marrë ekipin në shpinë. Kur skuadra po vuan, ai nuk ndalet dhe merr topin e driblon, madje dhe 5 futbollistë radhazi.
Ai krijon raste për gol dhe është një futbollist që çdo lojtar e do në skuadër. Do të kisha dashur të luaja me të në të njëjtin ekip për pak më gjatë, të shijoja klasin e tij, por nuk qe e thënë. Sot, mendoj se ai do të bëjë diferencën”, u shpreh Pastore./abcnews.al
Javier Pastore on Neymar:
"At the moment he is the only player who can carry a team on his own." https://t.co/gqYVOwvDFu
— Get French Football News (@GFFN) August 23, 2020